Jeta e kongresmenit të plagosur është në gjendje kritike

14.06.2017 22:50:25

Kongresmeni republikan Steve Scalise, i cili u plagos sot gjatë një loje humanitare basketbolli, jeta e tij vazhdon të jetë kritike.

 

“Scalissi i cili u plagos rëndë, është në gjendje kritike”, njoftoi spitali Medstar në Uashington, ku është duke u trajtuar kongresmeni, ndërsa për të shpëtuar jetën e tij është kryer edhe një ndërhyrje kirurgjike.

Kongresmeni republikan u plagos sot deri sa ishte duke luajtur basketboll. Veç republikanit, janë plagosur edhe 4 persona tjerë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar sot se sulmuesi ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra