Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq ka folur rreth zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë.
Ai ka thënë se një vendim negativ nga ana e Qeverisë së Kosovës, do të ishte një mesazh shumë i keq
“Unë besoj se zgjedhjet duhet të sigurohen në mënyrë që të gjithë serbëve tu sigurohet e drejta për të votuar”, ka thënë Jevtiq për Tanjug.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ende nuk ka asnjë vendim në lidhje me mbajtjen apo jo të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë.
OSBE-ja në anën tjetër ka konfirmuar gatishmërinë për të ofruar ndihmë teknike në zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.