Jevtiqi viziton për Bajram një familje shqiptare të Komunës së Shtërpcës, flet për paqe dhe bashkëjetesë!

12.09.2016 18:06:31

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, dhe kryetari i Shtërpcës Bratislav Nikolliq, vizituan familjen e Ramë Imeri në Komunën e Shtërpcës.

Jevtiq ka uruar festën e Bajramit dhe thotë se vetëm me paqe, respekt të ndërsjellë mund të realizohen parakushtet të tjera për zhvillimin e shoqërisë.

“Jemi këtu për të uruar qytetarët e besimit myslimanë, Kurban Bajramin, dhe që me shembullin e Shtërpcës te theksojmë mundësinë e një bashkëjetese të mirë në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë “, ka thënë Jevtiq.

Zyrtarët serbë fëmijëve te Ramë Imerit i dhuruan dhurata, ndërsa nënkryetari Beqir Fejzullahu ka thënë se niveli lokal në Shtërpcë “është i përkushtuar për të gjitha kombet që jetojnë në këtë komunë dhe se bashkëjetesa ne mes serbëve dhe shqiptarëve është e një niveli të lartë”.