Johannes Hahn: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën vendimtar për të ardhmen e Serbisë

26.02.2018 19:10:29

Por, ai ka thënë se vendimtar për Serbinë në këtë proces do të jetë normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Viti 2018 mundë të jetë vendimtar në progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Strategjia e re e Zgjerimit për Ballkanin duhet të jetë një motiv i fort për Qeverinë e Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe reformat në sundim të ligjit janë krruciale”, ka shkruar Hahn në ‘Twitter’.

Hahn së bashku me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker sot po qëndrojnë në Serbi në kuadër të turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata gjithashtu do të vizitojnë Kosovën.