Jonuz Musliu thirrje shqiptarëve që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi

30.03.2017 19:19:09

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu ka ftuar shqiptarët në tri komunat e tyre, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale serbe që mbahen këtë të diel.

Ai i ka thënë agjencisë Beta se deri të thirrja për bojkot ka ardhur pasi asnjëri nga kandidatët presidencial në programin e tij nuk ka treguar interesim për zgjedhjen e problemeve të shqiptarëve, transmeton lajmi.net.

Musliu ka shtuar se të gjithë kandidatët në zgjedhjet për president të Serbisë “kanë treguar diskriminim ndaj shqiptarëve, gjë që është arsye për thirrjen drejtuar shqiptarëve që të mos të marrin pjesë në zgjedhjet e 2 prillit”.

“Nuk është zgjidhur asnjë problem, as mungesa e teksteve shkollore, as përdorimi i simboleve, por nuk ka as investime”, ka thënë Musliu.