…..” Ju jeni mesuese, jepni mesim ne keto fshatra perrreth…., pergjigja e saj me befasoi…!!!”

19.09.2020 15:38:17
Nga: Pirro Minella
… U be rrokada ne politike, filloi dhe rrokada e madhe ne administrate. Isha me detyren e Auditit KESH sha Tirane dhe nuk mund te na hiqnin nga puna, se kerkonim paga shperblim, por na “qarkulluan” brenda sistemit energjetik. Keshtu mua me emeruan prane T.E.C Fier.
Ishte fund tetori 2006 dhe po kthehesha nga Fieri, per ne Tirane. Ishte rreth ores 14 kur u nisa. Dola nga qyteti pa problem dhe u zhyta ne serine e makinave te Autostrades per ne Tirane. I qete kisha hapur muzike permetare dhe makina rreshqiste lehte .
I nihte mire rruget “Benz-190” me targe Tr 42-63 F, kishte pershkuar cep me cep ato ne tere Republiken.
Sapo kisha bere kilometrat e para, kur ne krahun e djathte para meje shikoj nje zonje qe ma ben me dore. Nuk mendova shume por ula shpejtesine hapa krahun dhe ajo hypi ne vendin e pare. Vuri rrypin e sigurimit.
Me bisht te syri e veshtrova me vemendje. Ishte zonje e bukur me tipare te rregullta, me nje xhakete te holle ngjyre qumeshti me nje fund me pala dhe kepuce te thjeshta. Floket te zeza i mbulonin supet i kishte jo shume te gjate. Kishte nje tualet te holle. Te jepte pershtypjen e nje intelektuale te zakonshme ne numrin e madh te administrates tone. Ula volumin e muzikes dhe e pyeta:
-Besoj jeni mesuese, qe jepni mesim ne keto fshtrat rrotull dhe po ktheheni ne shtepi.
Nuk u pergjigj menjehere. Hezitoi. Kur kaloi rreth nje minute e thehu heshtjen dhe me foli me sinqeritet.
-Jo nuk jam aresimtare, “punoj”, per buken e gojes.
E pashe me vemendje . E kuptova menjehre se ne cfare rrethanash e kerkonte “buken ” e gojes. Ne kryqezimin me te pare ktheva makinen djathtas dhe ndalova shume afer as 100 metra larg Autostrades. Ndalova , u ktheva nga ajo dhe i kerkova te me tregonte per jeten e saj.
-Jam martuar ne Lushnje, kam dy femije, nje cun dhe nje vajze. Cunin e kam 12 vjec dhe vajzen 8 vjec. Burri ka perfunduar ne burg per perfshirjen ne disa veprimtari te dyshimta. Nuk kam ndihme tjeter dhe detyrohem qe cdo dite dal ne kete rruge dhe “shes” nderin tim per 10 mije leke (te vjetra). Jam e detyruar te pakten te fitoj 20 mije leke te vjetra ne dite qe te ushqej dy femijet dhe veten time.
Gjate rrefimit te saj te trishtueshem i dridhej mjekra e bukur. Duart nuk dinte ku ti mbante nga sikleti. Uli koken dhe me pellemben e dores se djathte fshiu dy pika loti, qe rrodhen nga ata sy te bukur. Nuk ishte me shume se 35 vjet. Nuk fola per nje fare kohe. E pashe me vemendje dhe nxjerr nga portofoli dy dhjetemijeshe te vjetra dhe ja zgjas me doren qe edhe mua me dridhej.
Nuk kisha fjale ti thoja. Ti beja moral asaj apo vetes time dhe shoqerise ku jetojme. Sa gjynah, per te mbajtur ata femije qe e prisnin ne darke per tu ushqyere shiste “trupin” aq lire dhe e bente me ndergjegjien me te plote.
Me pa ne sy nuk deshte ti merrte, por veshtrimi syve te mi te vendosur , bene qe ti merrte dhe me duart qe i dridheshin hapi canten dhe i futi aty. Me pa perseri ne sy dhe belbezoi:
-Zoti te ruajte miresine. Te te mbaje te shendoshe familjen. Kujdesu per gruan.
Ktheva makinen dhe deri ne kryqezimin e Lushnjes asnje fjale. Te dy te heshtur te zhytyr ne mendimet e veta. Ajo e kishte “realizuar ” normen per ate dite dhe une mora me vete nje barre te madhe.
Kur zbriti me dha doren ma shtrengoi dhe vetem mermeriti:
-Faleminderit, shume faleminderit, por jam e sigurte, se nuk ka njerez te mire si ty.
Iku u largua.
…..Ne mendje tere rruges ate kisha figures se “mesueses” te rruges Fier -Lushnje. Plage e hapur nga shoqeria dhe qe askush nga pushtetaret nuk e beson se cfare ben ajo “nene” e shkrete per bijte e saj………