“Ju që po bëni skenarë të rrezikshme për shtetin, do të përfundoni në Gjykatën Speciale”

09.08.2016 16:18:36

Analisti, Halil Matoshi nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka folur rreth ngjarjeve të fundit në vend, duke përmendur hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e Komisionit Kuvendor për Punë të Jashtme, hedhjen e anti-tankës në Kuvend…

Sipas tij, kjo kast politike e zhytur në krim po tenton ta përplas shoqërinë duke fabrikuar dhunë të përmasave destablizuese deri ne shkalle te konfliktit civil. “Në shtator shumë nga këta akter te këtyre maskarallëqeve qe dy vjet e këndej, do te jene te prangosun me urdhen te Gjykatës Speciale”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline

Shkrimi i plotë:

 Kasta pushtetore qe e ka zapue shtetin po e destabilizon vendin

Pas hedhjes se nji predhe mbi ndertesen e Kuvendit te Kosoves nga minahedhesi i prodhimit jugosllav “Zola” u pa se pushteti per me qendru ne pushtet me zor po provokon destabilizim ne vend. “Bomba” e montuar ne shtepine e nji zyrtari qeveritar, hedhja gure mbi ndertesen e Qeverise, hedhja gaz n e mbledhjen e Komisionit Kuvendor per punet e jashtme si dhe arrestimi i Driton Caushit te VV-se, brenda pak oresh, asht skenar i deshperuem i kesaj kaste politike per me e destabilizu vendin, pasi qe nuk po ka aftesi (sespse si pushteti i PDK-se ashtu edhe opozita jane te papergjgjshme dhe jokompetente, e LDK-ja asht tkurre dhe hesht, pra thuaja asht nxjerr nga historia politike e Kosoves!???) me u dhane zgjidhje rrum qe dy vjet dy cashtjeve shtenore me interes vital, si demarkacioni dhe Asociacioni…

Kjo kaste politike e zhytun ne krim (krime lufte, vrasje politike, korrupsion e zhvatje te aseteve kombetare, pra krime ekonomike) po do me e perplas shoqnine kosovare duke fabriku dhune te permasave destablizuese deri ne shkalle te konfliktit civil.

Sepse ne shtator shume nga keta akter te ktyne maskaralleqeve qe dy vjet e kendej, do te jene te prangosun me urdhen te Gjykates Speciale!

Pjesa ma normale e opozites dhe qytetaret kosovar sidomos duhet me pase kujdes dhe mos me e pranu sfiden, sepse po ngatrrohen me “flamujt e rreme” te SHIK-ut dhe disa segmenteve tjera agjenturore ne Kosove.

Ne secilen variante konflikti shoqnor i konvenon pushtetit te PDK-se qe e ka zapue shtetin dhe po mesyn t’i ruej interesat e “Vllaznis e Pronto” me cdo kusht, najshtu perplasja po u konvenon disa te dyshuemve tjere per krime te lufets!

Te gjitha keto inskenime perplasjesh e mbajne vulen e Gjykates Speciale, prandej populli ka me e dite sakte kend me e mbajt pergjegjes per cenimin e Republikes!