Jusuf Buxhovi: PAN’i dhe krahu i luftës asht në gerhamen e fundit (video)
16.07.2017 13:11:11
LDK e ka shansin me kthye rolin e saj historik tue i ndihmue VV’s
Jusuf Buxhovi, historian dhe shkrimtar, tue fole per lanien jashte te intelektualeve jashte skenave politike dhe heshtjes se tyne, ka thane se intelektualet kritik qellimisht jane lane jashte ngase ne kete menyre edhe i konvenon politikes.
Por ai ka thane se jane ne skene disa ‘intelektual’ qe skenes politike ju duhen te tille dhe si te tille edhe asht degradue edhe morali politik ngase edhe gazetaret po futen shpejt ne struktura politike pa ndonji qendrim te qarte te tyne.
“Asht per çudi se si televizioni publik e ka lane jaste mendimin e klasese intelektuale jashte, por nuk jane ma mire as televizonet tjera”, ka thane Buxhovi.
Derisa kur ka fole per koalicionet e mundshme te krijimit te institucioneve ai ka thane se koalicioni PAN por edhe krahu i luftes asht ne gerhamen e fundit.
Kurse per LDK’n, Buxhovi ka thane se e ka shansin e saj me kthy rolin e saj historik tue i ndihmue Vetevendosjes.
Simbas Buxhovit, PDK asht denue ngase e ka instrumentalizue ne mase te madhe shtetin, kurse per LDK ai ka thane se mbas vdekjes se Rugoves ajo e ka humb orientimin e saj dhe ne mase te madhe ka qene paterice e PDK’s.
“Humbesat kryesore ne keto zgjedhje jane PDK dhe LDK dhe se te dyja duhet me shkue ne Opozite, e Vetevendosja ka dale fituese politike e ketyre zgjedhjeve dhe ne mase te madhe kane shkue te rijte ne anen e saj.
Simbas tij, Vetevendosje asht bartese e proceseve dhe e ka nji pergjigje historike dhe duhet me ndalue sjelljen anarkike por edhe duhet me ku kthye mbrojtjes se shtetit.
Jusuv Buxhovi keto komente i ka ba ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.
Ai ka fole edhe per shume çashtje, por per ma shume shihne videon e plote./Rrokum.Tv