Juventus në gjurmët e Luiz Gustavos

24.01.2017 17:02:22

Juventusi është vënë në ndjekje të Luiz Gustavos të Wolfsburg. Sipas mediave italiane, bardhezinjte kanë dërguar emisarë për ta vëzhguar brazilianin gjatë ndeshjes së kampionatit që skuadra nga “Volkswagen Arena” zhvilloi kunder Hamburgut.

Dëshira e “Zonjës së Vjetër” është ta marrë 29-vjeçarin në formë huazimi, por klubi gjerman kërkon shitjen e menjëhershme të futbollistit për 15 milionë Euro plus 3 milionë Euro Bonuse.