Juventus, presidenti Andrea Agnelli dënohet me 1 vit

25.09.2017 18:38:40
Campionato di Calcio Serie A TIM 2015/2016 35 Giornata Firenze - 24.04.2016 Fiorentina-Juventus Nella Foto:Andrea Agnelli /Ph.Vitez-Ag. Aldo Liverani

Një vit skualifikim për presidentin e Juventus Andrea Agnelli dhe 300 mijë euro gjobë për klubin bardhezi. Ky ka qenë vendimi i marrë nga Gjykata Kombëtare e Federatës Italiane të Futbollit në gjyqin kundër numrit një të klubit torinez për marrëdhëniet e palejuara që ai ka patur me tifozët ultras të bardhezinjve.

Vendimi: “Gjykata Federale Kombëtare-Seksioni Disiplinor ka pranuar pjesërisht skualifikimin e propozuar nga akuza dhe ka vendosur se: Andrea Agnelli do të skualifikohet me 1 vit dhe do të gjobitet me 20 mijë euro. Juventus do të gjobitet me 300 mijë euro”.

Kërkesa e akuzës ka qenë për dy vite e gjashtë muaj pezullim për presidentin e Juventus dhe dy ndeshje me dyer të mbyllura për skuadrën dhe një ndeshje tjetër pa tifozët ultras. Avokatët e Agnelli-t janë shprehur të zhgënjyer për këtë vendim: “Besonin te shfajësimi i plotë i presidentit dhe ky vendim na zhgënjen. Do ta apelojmë këtë vendim”, ka thënë Franco Coppi, avokati i Agnelli-t.