Kabllot e rrymës nëpër tokë rrezikojnë banorët e Kolovicës (Video)

27.08.2017 21:07:11

Kabllo e shtylla të shtrira për tokë shihen gjithandej. Vec arave, situata e njëjtë është edhe rrezë rrugës.

Shtylla e  vjetra të drurit janë gati për t’u rrëzuar.

Në këtë gjendje është rrjeti elektrik në lagjen Kolovica në Prishtinë.

Mbi dhjetë familje që furnizohen nga ky rrjet i vjetëruar po ndihen të rrezikuara e po kanë frikë se dikush mund të pësojë.