Kadaj-Bujupi ankohet në sjelljet e prokurores, e quan të pakuptimtë arrestimin e saj

03.03.2017 17:11:45

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj Bujupi pas marrjes në pyetje në Gjykatën Themelore në Prishtinë është liruar.

Kadaj – Bujupi, tha të jetë marrë në pyetje nga prokuroria lidhur me rastin e 1 shtatorit të vitit të kaluar, kur ishin ndaluar nga policia në hollin e kuvendit pasi që dyshohej se u ishte gjetur sprej.

Ajo është ankuar në sjelljet e prokurores, e cila sipas deputetes, nuk ia ka lexuar të drejtat e saj dhe nuk i ka dhënë të drejtën për t’u mbrojtur me avokat.

Gjithashtu ajo e ka quajtur të pakuptimtë arrestimin e saj, pasi që kur ishte arrestuar më 1 shtator kishte qëndruar në paraburgim për 48 orë dhe as nuk ishte marrë në pyetje. Deputetja e Vetëvendosjes, u arrestua gjatë ditës në kufi me Maqedoninë.