Kadri Veseli flet për shkuarjen e Stojanoviqit në Bruksel

21.10.2016 14:04:47

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se duhet të ndërpritet çfarëdo tentimi për të biseduar për Trepçën në Bruksel.

I pyetur nga Klan Kosova, Veseli ka deklaruar se puna e Trepçës ka përfunduar me miratimin e ligjit dhe se sipas tij kjo u bë për të mirën ekonomike të të gjithëve.

Ky është reagimi i parë zyrtar pas vizitës së zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq në kryeqendrën evropiane, në tentim për të siguruar mbështetje për të anuluar ligjin që Trepçën e kthen në pronë të Qeverisë së Kosovës, njofton Klan kosova.