Kadri Veseli: FSK është Ushtria më e përgatitur në rajon

07.03.2017 20:26:07

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se është momenti i duhur që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në Ushtri.

Ai ka thënë se detyrat e kësaj force do të jenë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

“Është momenti i duhur për transformim, pasi atë që po bëjmë sot është përgjegjësi institucionale që e kemi para qytetarëve tonë. Do bëhet një forcë ushtarake e cila do jetrë në shërbim të interesit të atdheut dhe sovranitetit të Kosovës”, u shpreh Veseli për RTK, transmeton lajmi.net

Ai këtë vendim e ka cilësuar si institucional, i cili përkon me obligimet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së vlerëson se Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete dhe përgatitjet më të mira në rajon.

Ai thase kadetët e FSK-së janë më të përgatitur se të gjithë kolegët e tyre nga vendet e rajonit.

Prandaj, sipas Veselit ushtria e Kosovës do të prodhojë paqe, stabilitet dhe siguri jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në rajon.