Kadri Veseli: Nëse është nevoja, prapë do të luftojë kundër Serbisë për ta mbrojtur shtetin tim

27.10.2016 14:10:13

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i është përgjigjur Fatmir Limajt, i cili tha se seanca e sotme e Kuvendit është e vonuar.

“Për këtë seancë janë mbledhur mbi 40 nënshkrime dhe ka zbatuar rregulloren”, ka thënë Limaj.

Lidhur me Gjykatën Speciale për të cilin Limaj ka thënë se Veseli atë rrëfimin e tij është dashur ta tregoj kur është votuar Specialja, e jo tash, Veseli ka thënë se gjykatën e ka votuar për mos ta dëmtuar vendin, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se kjo gjykatë nuk ka mundur të mos ndalet pas përmasave që ka marrë.

Sipas Veselit, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe kush do që ka fakte kundër tij le të urdhëroj.

Ai ka thënë se deri më 12 qershor 1999 është obligim i të gjithëve që të mbrojnë luftën e UÇK-së, ndërsa pas luftës ai që është futur në vepra kriminale le të mbrohet vet.

“Kam luftuar kundër Serbisë dhe prapë do ta bëjë nëse cenohet shteti im, por fëmijëve të mijë nuk do t’i lë në fatin që e kom pas unë dhe ju”, ka thënë Veseli.