Kadri Veseli nesër viziton kadetët e FSK-së

07.03.2017 17:50:18

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nesër do të vizitojë kadetët e Frocës së Sigurisë së Kosovës.

Vizita do të realizohet në kazermën Adem Jashari, para se të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku do të caktohet seanca në të cilën do të votohet për transformimin e FSK-së në Ushtri, transmeton lajmi.net.

Projekt-ligji për këtë transformim iu dorëzua Kryeparlamentarit sot nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.