Kadri Veseli nga Prizreni fillon përpilimin e Platformës së PDK-së

25.02.2017 20:26:53

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka zgjedhur Prizrenin, për të filluar përpilimin e Platformës së re politike të PDK-së. Ai, ka kërkuar ndihmë nga strukturat e partisë në këtë qytet.

“Jam para jush për t’ ju dëgjuar nga afër, për të gjitha shqetësimet eventuale, që mund të keni. Vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, do merren për bazë në ndërtimin e Platformës tonë të përbashkët”, tha Veseli, shkruan PrizrenPress.

Strukturat drejtuese të Degës së PDK-së në Prizren,ndërkaq, para kryetarit Veseli paraqitën të gjitha shqetësimet , duke ofruar edhe alternativa konkrete për ndërtimin e Platformës së re qeverisëse.