Kafshohet një nxënëse në Mitrovicë, gjahtari vret qenin e tërbuar

18.01.2017 11:30:26
Deri sa po shkonte në shkollë, një nxënëse nga fshati Zjaq i Mitrovicës është kafshuar nga një qenë i lagjes.

Nxënësja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Raportohet se viktima femër K-Shqiptare e mitur derisa ishte duke shkuar në shkollë është sulmuar nga një qen, pronë e fqinjit të saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarës ka dalë njësiti policor dhe gjuetari i cili e ka eliminuar qenin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.