Kajtazi: Mbështetja masive e grave votuese për LDK-në, pati efekt edhe në përzgjedhjen e Vjosës kryeparlamentare

07.02.2020 23:27:20

Në emisionin “#Hashtag” në RTV Dukagjini është diskutuar për rolin e grave në politikë dhe shoqëri.

Deputetja e LDK-së Lirije Kajtazi thotë se ardhja në krye të Kuvendit e një gruaje si është Vjosa Osmani lidhet edhe me mbështetjen masive që ajo ka marrë nga votueset e saja

“LDK-në më së shumti e kanë votuar gratë. Këtë edhe unë si Kryetare e Forumit të Gruas e kam përdorur për të thënë se gratë meritojnë pozita vendimmarrëse”.

Kajtazi thotë se burrat që janë rritur në ambiente patriarkale mendojnë se vetëm ata ditë të bëjnë diçka e gratë nuk dinë.

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK ka thënë se grave duhet krijuar mundësitë e barabarta për të qenë konkurruese.

Ajo ka thënë se është pozitive që institucionet e arsimit dhe shëndetësisë sot në Kosovë  dominohen nga gratë.