Kalaja e Dardanës, aty ku u janë gjetur gjurmë parahistorike (Video)

27.09.2018 20:25:29

Fshati Vuçak, i njohur tashmë me emrin Nënkala, gjendet vetëm pak kilometra larg Drenasit.

Përveç pamjes mahnitëse që ofron, atë e karakterizon edhe kalaja e tij, në të cilën janë gjendur gjurmë parahistorike.

Bajram Shala i cili ka lindur në këtë fshat, edhe sot vazhdon të shëtisë këto vende piktoreske.

“Ajri i pastër, me jetua këtu s’ka sëmundje. Kanë pirë qumësht të lopëve e të dhenve, këso sëmundje s’ka pasur atëherë. Tash po shkojnë e po blejnë banesa, por mua nuk më pëlqen”, thotë për RTV Dukagjinin Bajram Shala.

Ky fshat është rindërtuar nga fillimi pas luftës së vitit 1999.

Ai dikur kishte shumë banorë, por tani ka mbetur vetëm me 35 shtëpi.

“Traditat kanë qenë të pleqve, ata e kanë mbajtur odën, e kanë mbajtur fjalën. Kena mbetur gjallë me lopë e duke punuar tokën”, thotë i moshuari, përcjell Telegrafi.

Nga Kalaja e Dardanës mund të shihet pothuajse tërë rrafshi i Dukagjinit.

Aty ekzistojnë gjurmë që dërgojnë në parahistori.