Kamera të vogla po montohen në bankomate, për t’jua vjedhur detajet

15.03.2017 20:38:28

Autoritetet botërore janë duke i paralajmëruar njerëzit që të jenë të vëmendshëm kur tërheqin para nga bankomati, duke i udhëzuar që gjithmonë ta mbulojnë tastierën kur shkruajnë PIN-in.

Policia po zbulon vrima të vogla në makinat e parave – truku i fundit që është duke u përdorur për t’ua vjedhur njerëzve detajet e bankës.

Hetimet në Britani të Madhe zbuluan se vrimat e vogla janë pajisje të vogla regjistruese dhe që incizojnë njerëzit kur vendosin numrin e tyre PIN, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet paralajmërojnë njerëzit që kur t’i tërheqin paratë gjithmonë ta mbulojnë tastierën.