Kamerat kapin momentin kur aeroplani përplaset në bazën ajrore në Kaliforni, pak...

Kamerat kapin momentin kur aeroplani përplaset në bazën ajrore në Kaliforni, pak sekonda para se piloti të katapultohej

17.05.2019 19:37:14

Ky është momenti kur piloti katapultohet pak sekonda para se të rrëzohej aeroplani i tij luftarak F-16, mbi një depo gjigante në bazën ajrore në Kaliforni.

Aeroplani F-16 përfundoi mbi objektin me mijëra metra katrorë, duke shkaktuar kështu një zjarr të cilin pas pak minutave e lokalizuan ekipet e zjarrfikësve.

Mediat amerikane raportojnë se piloti nuk ka pësuar lëndime, e sipas zyrtarëve ushtarakë nga baza ajrore aeroplani mund të ketë pësuar ndonjë defekt teknik.

“E gjitha çfarë mbajë në mend është shpërthimi i fuqishëm që ndodhi, dhe kur ktheva kokën pashë nga ndërtesa duke dalë zjarri dhe copëzat e aeroplanit që binin nga të gjitha anët”, ka deklaruar Daniel Gallegos.