Kamioni godet për vdekje një burrë 65 vjeçar nga Dobridolli i Gostivarit

17.08.2016 15:34:12

Mbrëmë rreth orë 09.20 në fshatin Dobridoll të Gostivarit, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin B.N. (29) nga fshati Dobridoll i Gostivarit i cili duke drejtuar automjetin e llojit “Ford” me regjistrim të Gostivarit e ka goditur këmbësorin Gj. Lj.(65) nga po i njëjti fshat.

I lënduari është dërguar në Qendrën spitalore në Gostivar ku nga lëndimet e marra ka nderuar jetë.

Hetim në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi hetimor i Stacionit policor në Gostivar dhe punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.