Kamionisti shqiptari kapet me 91 kg kanabis në Ankona, vlente 900 mijë euro

11.12.2016 09:02:30

Një kamionist shqiptar ka zbritur në portin e Ankonës me 91 kg kanabis me vete. Por, Guardia di Finanza dhe Dogana nuk e kanë lejuar më 7 dhjetor të kalojë kamionistin që vinte nga Shqipëria, pasi kanë dyshuar për ngarkesën e tij.

Kontrolli që është bërë me ndihmën e qenve antidrogë nga “Acca” dhe Apnea” kanë zbuluar brenda në rimorkio katër çanta me 91 kg marihuanë të fshehur në një ngarkesë me veshje.

Nga çmimi i shitjes me pakicë mund të fitoheshin 900 mijë euro.

Burri u arrestua dhe u dërgua në burgun e Montacuto ku duhet të përgjigjet para Autoritetit Gjyqësor për trafik ndërkombëtar droge.