Kampi Vinojug në Gjevgjeli, i gatshëm për të pranuar refugjatë të rinj

10.12.2016 21:53:26

Qendra e pranimit Vinojug në Gjevgjeli është duke marrë pamjen e një kampi refugjatësh, pasi që ata refugjatë që qëndrojnë në këtë kamp, ndodhen aty, tash e tetë muaj me radhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithëse janë vetëm rreth 100, përgjegjësit janë duke e rregulluar kampin, pasi që mund të ketë valë të re refugjatësh drejt Evropës. Në Vinojug vijnë refugjatë dhemigrantë të rinj nga ata që janë kapur duke hyrë ilegalisht në Maqedoni. Pas disa ditësh, deportohen përnë Greqi.

500 deri 600 refugjatë dhe migrantë ilegal kapen në Maqedoni, mirëpo kampi është i gatshëm për një valë të re refugjatsh.