“Kanabis”, Saimir Tahiri propozon ashpërsimin e dënimeve

20.10.2016 12:56:52

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kërkuar ashpërsimin e dënimeve për ata që kultivojnë kanabis.

“Kultivimi në sasi që s’janë më të vogla do dënohen nga 1 deri në 3 vjet, ndërsa kultivimi në sasi të mëdha nga 5 deri në 10 vjet. Do propozoj që në ligjin Antimafia të përcaktohet hetim pasuror i menjëhershëm për të gjitha rastet e kultivimit të sasise të mëdha të kanabisit”, ka thënë Tahiri

Gjithashtu, Tahiri shtoi se policia po punon shumë edhe për ndalimin e trafikimit të lëndës narkotike të kultivuar.

“Të gjitha forcat speciale të policisë, të gjitha forcat e drejtorisë së kufirit do të jetë 24 orë në 24 të angazhuara fizikisht dhe me të gjitha mjetet në patrullimin intensiv të kufirit”, ka shkruar Tahiri.