Kancelari Kurz Skicoi kërkon “një Evropë që mbron” dhe zgjerim drejt...

Kancelari Kurz Skicoi kërkon “një Evropë që mbron” dhe zgjerim drejt Ballkanit

04.07.2018 09:30:21

Ta mbrojmë Evropën, por nga çfarë? Në fillim të Presidencës austriake të BE-së kancelari Kurz skicoi programin e tij politik. Temat kryesore: politika e azilit dhe sigurimi i kufijve të jashtëm të BE-së.

Si do të reagojë Austria për marrëveshjen mes CDU dhe CSU-së mbrëmë? “Nëse Gjermania vendos masa kombëtare, atëherë ne dhe të tjerët duhet të reagojmë ndaj tyre”, tha në mënyrë lapidare kancelari Sebastian Kurz. Ai tha se pret një “linjë të qartë qeveritare në Berlin”.

Austria kishte njoftuar që dje mbylljen e kufijve të saj si një reagim ndaj masave të mundshme gjermane. Kurz tha se për këtë temë do të japë më shumë sqarime më vonë nga Viena, si kryeministër, sepse në Parlamentin Evropian  ka ardhur për të prezantuar zyrtarisht temat e Presidencës austriake.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, deklaroi nga ana tjetër se ai ka ngarkuar shërbimin ligjor të BE-së me shqyrtimin e masave gjermane, por se “në shikim të parë” e konsideron marrëveshjen e Berlinit në përputhje me ligjin evropian.

Mbrojtje dhe zgjerim drejt Ballkanit