Kançeska pas takimit me Fetain: Ky është teatër politik

28.10.2016 12:42:22

Pas tre orëve në bisedë informative ministresha e Kulturës së Maqedonisë thotë se ky është teatër politik.

”E gjitha çka është dashur të thuhet, e thash në konferencën për shtyp që e organizova javën e kaluar dhe sot për kot jam mbajtur në Gjykatën penale.” tha shkurt ministresha Kançeska.

Kançeska është e dyshuar nga PSP për keqpërdorime të mjeteve shtetërore për ndërtimin e objektit të Muzeut të OBRM-së.