Kapen 10.000 litra naftë kontrabandë

10.09.2016 16:00:16

Sipas Doganave të Kosovës, gjatë patrullimit të njësive antikontrabadë është arritur të parandalohet kontrabandimi i mbi 10000 litrave naftë.

“Rreth orës 05:00 të mëngjesit është vërejtur një maune e dyshimtë e llojit Man me ngjyrë të bardhë me targa të Kosovës . Njësitet menjëherë janë pozicionuar në afërsi të magjistrales Mitrovicë – Prishtinë ku mund te vërehej rruga dhe pas rreth 2 minutave ka arritur mauna e dyshimtë, njësitet antikontrabandë kanë sinjalizuar për ndalje por fillimisht vozitësi i maunës ka hezituar të ndalet për një moment mirëpo pas reagimit të njësive antikontrabandë maunja është ndalur”, thuhet në njoftimin e Doganave.

Më tej shtohet se pas hapjes janë gjetur në brendi një rezervuar parafabrikat për kontrabandim të mallrave të mbushur me derivate te naftës.“Për shkaqe sigurie vozitësi është ndaluar përkohësisht derisa mauna është dërguar në doganë. Mauna dhe mallrat (nafta) janë vendosur nën mbikëqyrje deri në përfundimin e procedurës derisa palës i është lëshuar vendimi për konfiskim dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme”, përfundohet në njoftimin e Doganave.