Kapen 2.2 kg heroinë në portin e Durrësit, dy në pranga e një në kërkim. Ja emrat

11.01.2017 10:16:18

Dy persona janë vënë në pranga dhe një i tretë është shpallur në kërkim, sepse janë kapur duke transportuar një sasi të konsiderueshme që do të transportohej me traget për në Itali.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se janë vënë në pranga Bashkim H., 68 vjeç, Laureta L., 30 vjeçe, si dhe është shpallur në kërkim i riu E. Ç.

Sipas policisë, këta persona mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në tragetin “Françeska”, të linjës  Durrës- Bari, në dhomën ku udhëtonin është gjetur sasi prej 2 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë.

Menjëherë është bërë ndalimi i personave që ishin aty, ndërsa policia tha se ka bërë edhe identifikimin e personit të tretë i cili është shpallur në kërkim.