Kapen 700 kg kanabis në Mamurras

25.10.2016 16:40:34

Një sasi prej 700 kilogramësh kanabis sativa është sekuestruar gjatë ditës së sotme në Mamurras.

Burime nga policia thanë se në pranga janë vënë 5 persona, si pronarë të kësaj droge.

Policia thotë se sasia e madhe e kanabisit është gjetur në magazinat e ish-ndërmarrjes së grumbullimit.