Kapen narkotikë në Vërmicë

30.08.2016 10:11:55

Gjatë natës së djeshme oficerët Doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës.

Gjatë hyrjes për në Kosovë është ndaluar për kontroll detal një automjet me targa të Kosovës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një  qese e vogël që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë në sasi të ulët.

Oficerët gjatë kontrollit kanë shfrytëzuar fibroskopin dhe pajisjet tjera të dhuruara nga EXBS-i (donacion nga ambasada amerikane).

Pas gjetjes së kësaj sasie është ushtruar kontroll në detaje. Personi i apo drejtuesi i automjetit është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës, kurse lënda narkotike dhe rasti i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë.

1

2

3