Kapet drogë në doganën e Qafë-Thanës, 41-vjeçari e kishte fshehur në kamion

16.11.2016 19:30:00

Një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës është goditur nga policia kufitare e Qafës Thanës dhe është arrestuar një 41-vjeçar.

I arrestuari është Gentian Qarri, të cilit iu sekuestruan 54 kg kanabis sativa e ndarë në 70 pako të mbështjella me letra natriban.

Droga ishte fshehur në kamionin tip “DAF” me targa AA348OX/AER353, në pjesën e poshtme të dyshemesë së rimorkios me targa AER353.