Kapet i riu nga Lezha me 1.5 kg drogë duke e kaluar kufirin

06.08.2017 14:33:21

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 34-vjeçar nga Lezha pasiështë kapur me drogë në pikën kufitare të Kakavijës.

Sipas të dhënave zyrtare, shtetasi Mark Biba është paraqitur dje nëPikën e Kalimit Kufitar Kakavijë si pasagjer në një autobus dukeudhëtuar për në shtetin grek.

Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare Kakavije, nëçantën e dorës si dhe në një çantë që kishte në bagazhin e autobusitiu gjet 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i 34-vjeçarit, banues në Shënkoll, Lezhë. Lënda narkotike u sekuestrua nëcilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.