Kapet shtetasi shqipar me 18 kg marihuanë në kufirin Maqedoni – Serbi

Kapet shtetasi shqipar me 18 kg marihuanë në kufirin Maqedoni – Serbi

26.01.2017 14:37:32

Mbrëmë rreth orës 18, dogana ka arritur që të ndalojë kontrabandimin e 18 kilogram marihuanë në vendkalimin kufitar të Tabanocit. Substanca narkotike është gjetur në një veturë me regjistrim të Shqipërisë.

Shtetasi shqiptar, P. Sh, është afruar në sportelin policor për të kryer legjitimimin dhe për t’u nisur drejt Serbisë, por është ndalur nga policia. Ai ka deklaruar se nuk ka asgjë për të treguar në doganë, por dyshimet policore kanë çuar në zbulimin e tij.

Nga procedurat parahetimore del se i dyshuari e ka sjellë marihuanën nga Shqipëria dhe është dashur ta dërgojë në Gjermani. Ndaj tij janë ngritur procedura penale dhe i është shqiptuar masa e ndalimit 30 ditorë.