Kapja e mediave. Erion Veliaj ‘qeras’ kryeredaktoret me iPhone 7

05.01.2017 14:12:35

Në javën e fundit të vitit 2016 kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur që të bëjë ca dhurata të veçanta, vetëm për një pjesë të gazetarëve.

Burimet thanë se vetë kreu i Bashkisë më të madhe të vendit të dielën e fundit para ndërrimit të viteve ka shpërndarë 28 telefona të teknologjisë së fundit iphone 7 për gazetarët, duke shpenzuar kështu mbi 30 milionë lekë.

Vetëm një Iphone 7, që Veliaj u ka bërë dhuratë me rastin e festave të fundvitit gazetarëve të preferuar të tij kushton rreth 1 milion lekë.

Gazetarëve u është kërkuar që ta mbajnë të fshehtë dhuratën, në mënyrë që të mos nisnin më pas sulmet në media për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Por “ku ka tym ka dhe flakë” thotë populli dhe lajmi për faljen e celularëve nga kryebashkiaku ka marrë dhenë, duke u bërë edhe mediatik. Sigurisht që asnjë prej mediave që kanë drejtues personat që morën Iphone 7 nuk ka bërë një lajm të tillë, por një prej tyre ka vendosur që ta denoncojë këtë fakt