Kapshticë, tentoi të kalojë ilegalisht kufirin, kapet me armë e municione 45-vjeçari nga Kuçova

31.10.2017 14:48:29

Kapshticës ka vënë në pranga një person i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin ndërkohë që me vete i janë gjetur armë dhe municione.

Shërbimet e Patrullës së Policisë Kufitare Kapshticë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I.H, 45 vjeç, banues në fshatin Gegë-Kuçovë.

“Shtetasi i mësipërm është kapur nga kontrollet e shërbimeve të Policisë Kufitare Kapshticë, duke hyrë në territorin shqiptar, nga kufiri i gjelbër në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit personal, këtij të fundit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 çifte dhe 2 fishekë çifte pa dokumentacionin përkatës.

Veprimet procedurale u kryhen nga specialistët e Seksionit për Trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.