Kaq aksidente ndodhën ditën e parë të 2019-s

02.01.2019 13:46:17

Dita e parë e vitit 2019 nuk kaloi pa aksidente në trafik.

Nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh është bërë e ditur se në 24 orët e fundit, në tërë territorin e vendit ndodhën 33 aksidente,  shkruan lajmi.net.

Nga ky numër i përgjithshëm, 15 prej tyre ishin aksidente me lëndime e në 17 raste pjesëmarrësit shpëtuan pa u lënduar.

Gjatë së njëjtës periudhë, policia shqiptoi më pak tiketa të trafikut, gjithësej 373.

Rastet e aksidenteve të cilave u janë bërë të ditura detajet, zakonisht janë shkaktuar nga përdorimi i alkoolit.

Kujtojmë, se kohëve të fundit janë shtuar shumë aksidentet në trafik, teksa policia e Kosovës ka bërë të ditur për kujdes të shtuar në komunikacion.