Kasami flet pas takimit me Hahn

21.03.2017 16:37:58
Pas takimit me eurokomisionerin Johannes Hahn, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se Hahn mbështet qeverinë e formuar nga shumica aktuale prej 67 deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë.

“Hahn ka kërkuar nga ne që të shikojmë drejt të ardhmes për shtetin, më shumë se sa të mendojmë për veten.

Hahn gjithashtu tha se ka fuqi të jashtme që kërkojnë destabilizimin e vendit dhe krijimin e krizës ndëretnike, por që e mbështet qeverinë e re që do të burojë nga shumica aktuale në Maqedoni, e krijuar nga mbështetja e 67 deputetëve”, tha për gazetarët, Bilall Kasami