Kastrati: Solidaritet i tillë duhet të ishte edhe në rastet e tjera të vrasjeve apo dhunimeve për fjalën e lirë

13.05.2017 12:26:56
Reagimet e shumta të pothuajse të gjithë personaliteteve të njohura për sulmin ndaj Arbana Xharrës, dhe deklaratve të zyrtarëve tonë për fjalën e lirë sot të bëjnë të mendosh se është sulmi i parë ndaj lirisë së të shprehurit në Kosovë, dhe Xharra është viktima e parë.

Gazetari Rexhep Kastrati në një postim në profilin e tij në facebook ka shruajtur për këtë temë. Sipas tij, solidariteti me Arbanën është shenjë që si shoqëri po u rikthehemi vlerave humane. Por ai vë theksin mbi kërcënimet sulmet dhe vrasjet e personaliteteve të tjera politike ushtarake medietike dhe shoqërore gjatë dhe pas luftës. Ata të cilët kanë shkuar nga kjo jetë, u është privuar e drejta e ushtrimit të profesionit si dhe e drejta për të jetuar vepruar dhe ëndërruar në territorin e lirisë.
Duket se liria e të shprehurit është liri e vetëm personave të caktuar, dhe është e dënueshme vetëm në raste të caktuara.Postimi i plotë i Kastratit në profilin e tij:Më vjen sinqerisht mirë që ka një solidaritet me Arbanën, sepse është shenjë se si shoqëri po u rikthehemi vlerave humane dhe po na bie mend për idiotësinë e dhunimit të njeriut, dhe se duhet dalë zot fjalës së lirë, vetëpërcaktimit dhe të drejtës për të jetuar, vepruar dhe ëndërruar në territorin e lirisë!
Do të doja që një solidaritet i këtillë të ketë qenë edhe për kërcënimet, sulmet dhe vrasjet e personaliteteve politike, ushtarake, medietike e shoqërore gjatë dhe pas luftës!
Shumë kanë shkuar nga kjo jetë, shumë të tjerë janë sulmuar dhe u është privuar e drejta për të ushtruar profesionin, për të jetuar, vepruar dhe ëndërruar në territorin e lirisë.
Dhe të gjitha ata kishin një ëndërr: ëndrrën e lirisë!