Kastriot Jahaj, shpalos vizionin e Alternativës: Prizreni do të përfaqësohet denjësisht në Kuvendin e Kosovës

01.06.2017 10:44:42

 

Kastriot Jahaj, kandidat për deputet i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ka shpalosur plan programin dhe vizionin e “Koalicionit të Shpresës”.

Ai mes tjerash ka pohuar se do të jetë zëri i prizrenasve brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Dje ishim në lagjen Arbana, të qytetit të Prizrenit, ku sërish shpreha përkushtimin tim për të qenë zëri i prizrenasve brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të përmirësuar qeverisjen në qytetin tonë, duke iu ofruar të rinjve më shumë perspektivë e edukim kualitativ. Të gjitha këto janë synimi im dhe, me aq sa pashë edhe, i bashkëvendëseve të mi andaj u ftoj të zgjidhni numrin #89, në listën e koalicionit me numër #16, që bashkë ta përmirësojmë mirëqenien në Prizren”, ka shkruar Jahaj në Facebook, i cili ishte i shoqëruar edhe nga kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Anton Quni.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 11 qershor.