Katër kosovarët e arrestuar në Itali planifikonin atentat për festën e Karnavaleve

21.02.2018 11:25:49

Katër shtetas terroristë të arrestuar në Itali prillin e vitit të shkuar planifikonin të realizonin në një atentat terrorist gjatë festës së karnavaleve në Venezia, duke përdorur eksploziv, thika dhe armë zjarri.

Mediat italiane kanë publikuar disa ekstrakte të dala nga hetimet disa mujore mbi veprimtarinë e celulës terroriste që kishte si bazë një apartament në San marko, Itali. Disa muaj më parë u vunë në pranga një 17 vjeçar, Fisnik Bekaj, 24 vjec; Dake Haziraj, 25 vjec dhe Arjan Babaj, 27 vjeç.

Nga hetimet rezulton se celula xhihadiste planifikonte një sulm të mirëorganizuar gjatë karnavaleve të Venezias.

Nga përgjimet telefonike të realizuara në muajin mars dëgjohet komunikimi mes pjesëtarëve të celulës terroriste ku flitet për thika, karnavale, maskim si këta, veprim me gjakftohtësi dhe selfie të realizuar në Venezia që do t’i shërbenin për të realizuar strategjinë e tyre.