Katër të vdekur dhe 10 të lënduar në zyrat e gazetës

28.06.2018 22:06:54

Së paku 4 të vdekur dhe 20 të lënduar pas gjuajtjeve me armë.

Një person ka sulmuar zyrat qendrore të gazetës “Capital Gazette” në Maryland, duke vrarë 4 e lënduar edhe 20 të tjerë, konfirmon policia lokale. Sulmuesi është kapur nga policia dhe është në mbajtje.

“Capital Gazette” është një nga gazetat më të vjetra amerikane. Shkaku i sulmit ende nuk është bërë i ditur.