Katër viktima dhe 168 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

11.10.2020 16:51:29

Ministria e Shëndetësisë raportoi të dielën për vdekjen e 4 pacientëve me COVID-19 dhe infektimin e 168 të tjerëve.

Viktimat e fundit ishin të moshave 64, 67, 67 dhe 68 vjeç, rezidentë në Shkodër, Elbasan, Kuçovë dhe Tiranë.

Pas 943 testesh të kryera 24-orët e fundit, ministria tha se ishin diagnostikuar 168 persona pozitivë (pozitiviteti 17.8%) duke e çuar totalin e rasteve në 15,399.

Po gjatë kësaj periudhe kohore u raportua për 94 persona të shëruar, të cilët e çojnë totalin e atyre që e kanë mposhtur virusin në 9,500 (61% e të infektuarve të shëruar).

Aktualisht në spitale po trajtohen 246 pacientë, 16 prej të cilëve në terapi intensive.