Kazuo Ishiguro, laureati i çmimit Nobel për Letërsi

05.10.2017 20:17:31

Shkrimtari Kazuo Ishiguro është fitues i çmimin Nobel për Letërsi sivjet.

Kazuo Ishiguro u lind më 8 nëntor 1954 në Nagasaki të Japonisë. Familja u transferua në Mbretërinë e Bashkuar kur ai ishte pesë vjeç; ai u kthye për të vizituar vendin e tij të lindjes vetëm si një i rritur.

Në fund të viteve 1970, Ishiguro u diplomua në Anglisht dhe Filozofi në Universitetin e Kentit dhe pastaj vazhdoi të studionte Shkrimin Kreativ në Universitetin e Anglisë Lindore.

Edhe sivjet në garë ishte edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare që u përmend edhe në mesin e favoritëve.