KDI takon subjektet politike lidhur me referomen zgjedhore

03.07.2018 16:37:45

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes projektit “Çdo votë vlenë” ka vazhduar të zhvilloj takime të ndara me përfaqësues të subjekteve politike në vend, shkruan “Zëri.info”.

Sipas njoftimit të KDI-së në takime është diskutuar rreth reformës zgjedhore në vend.

KDI po ashtu ka njoftuar se do të vazhdoj me takime edhe me subjekte tjera politike në Kosovë.

Njoftimi i plotë i KDI-së:

Në kuadër të projektit #CdoVoteVlene KDI ka zhvilluar deri më tani, tri takime të ndara me përfaqësues të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Alternativa për t’u informuar për së afërmi me qëndrimet dhe preferencat e tyre lidhur me elemente specifike të reformës zgjedhore.

Diskutimi është fokusuar në çështjet e zonave zgjedhore, listave zgjedhore, pragut zgjedhor, kuotave gjinore, mënyrës së zgjedhjes së presidentit, ulëseve të garantuara për komunitetet, votës preferenciale, votimit nga jashtë dhe atij me kusht, auditimit të financave politike si dhe dizajnit të fletëvotimit.

KDI do të zhvillojë takime edhe me subjekte të tjera politike në vend dhe qëndrimet e tyre do të pasqyrohen në një tabelë të qëndrimeve, ku do të evidentohen pikat ku ekziston mundësia për arritjen e një pajtueshmërie mes subjekteve politike.