Kërkohet ndihmë urgjente për shërimin e Bashkim Fazliut

14.07.2020 22:31:47

Bashkim Fazliu është aksidentuar me traktor në Brecë të Podujevës, në të cilin aksident ka mbetur i vdekur edhe nipi i tij 14 vjeçar, Gentian Fazliu.

Nëse nuk sigurohen paratë për ta dërguar për operim jashtë vendit, jeta e Bashkimit është në rrezik.

Operimi bëhet në boshtin kurrizor dhe palcën kurrizore, ku Bashkimi është i lënduar. Ky operim kushton rreth 100 mijë euro dhe familja e ka të pamundur që të siguroj këtë shumë.

Familja apelon tek të gjithë ata që kanë mundësi, që sa më shpejt të ndihmojnë financiarisht në llogarinë bankare si më poshtë!