KE diskuton për Shqipërinë, i ‘tërheq veshin’ Qeverisë

29.11.2016 18:02:24

Knut Fleckenstein, reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian i ka tërhequr edhe njëherë veshin qeverisë shqiptare lidhur me gjendjen e krimit në vend.

Në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ku po diskutohet raporti për Shqipërinë, eurodeputeti ka thënë se duhet të vijojë lufta kundër krimit të organizuar.

Ai ka deklaruar se Shqipëria ka bërë progres në disa reforma dhe se, ‘Vettingu’ duhet të jetë prioritet në Shqipëri.

Duhet të mbrohet të drejtat e minoritarëve, ka vijuar ai.