KE: Kërkesa e Turqisë për arrestimin e gazetarit kosovar, shkelje e lirisë së shprehjes

02.08.2016 17:47:37
Ambasada e Turqisë kishte kërkuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës dënimin e gazetarit Berat Buzhala për shkak të një statusi me përmbajtje satirike në faqen e tij në “Facebook”, transmeton lajmi.net.
Këshilli i Evropës ka shkruar rreth kërkesës së Turqisë për arrestimin e gazetarit kosovar Berat Buzhala. Sipas KE, kërkesa e ambasadës turke kundër Berat Buzhalës hyn te rastet e shkeljes të lirisë së shprehjes.

Ambasada e Turqisë kishte kërkuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës dënimin e gazetarit Berat Buzhala për shkak të një statusi me përmbajtje satirike në faqen e tij në “Facebook”, transmeton lajmi.net.

Lidhur me këtë kërkesë, reagoi edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Ky i fundit tha se në Kosovë respektohen ligjet e shtetit kosovar.