Kelmendi akuzon Vetëvendosjen: Rrënuan lokalet e mia dhe tentuan të mi marrin përfaqësitë e brendeve ndërkombëtare

30.10.2019 23:41:10

Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe afaristi i njohur, Ramiz Kelmendi ka treguar për problemet që ka pasur me Lëvizjen Vetëvendosje në të kaluarën.

Kelmendi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në momentin kur Vetëvendosje ka ardhur në pushtet biznesit të tij i janë rrënuar 200 metra katrorë objekt.

Ai thotë se i ka thënë kryetarit të Komunës së Prishtinës pse nuk e kanë thirrë atë për të vepruar bashkë për të zgjidhur këtë problem.

“Më ka thënë [Shpend Ahmeti] se nuk e ka ditur që mund të veproj ashtu”.

Afaristi thotë se ndaj tij janë krijuar paragjykime nga Vetëvendosje.

Kelmendi thotë se Vetëvendosje ka rrëzuar edhe kamionë me mallra që kanë ardhur nga Serbia, por sipas tij asnjëri nga ta nuk kanë qenë të tij apo të destinuar për bizneset e tij.

“Kompania ime prodhon 250 produkte, por ai [Kurti] as që e di këtë gjë”.

Kelmendi ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes kanë pasur synim që të eliminojnë biznesin e tij në mënyrë, që më pas brendet ku kompania e tij është përfaqësuese t’i shpërndajnë ata në bizneset e tyre.